Flash News

E-TJERA

Tentoi të shuaj zjarrin që ndezi vetë, asfiksohet dhe ndërron jetë i moshuari në Poliçan

Tentoi të shuaj zjarrin që ndezi vetë, asfiksohet dhe

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, F. T., 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.

Sipas policisë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është  asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë  nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit