Flash News

E-TJERA

Tentoi të shuante sherrin babë–bijë, i plagosuri dërgohet në gjendje të rëndë drejt Traumës

Tentoi të shuante sherrin babë–bijë, i plagosuri

Është transferuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë kalimtari i lënduar tre ditë më parë gjatë përleshjes mes një babai dhe vajzës së tij.

Sipas familjarëve, Onard Memlika ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht po trajtohet në reanimacion.

35-vjeçari mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të ndaluar sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, të cilët gjithashtu u lënduan. Memlika ishte një kalimtar i rastësishëm, i cili tentoi të shuante konfliktin, por përfundoi vetë i plagosur rëndë.

Në njoftimin zyrtar të dhënë të hënën, Policia e Durrësit kishte bërë me dije se të dy të plagosurit ndodheshin në spitalin rajonal dhe ishin jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, me kalimin e ditëve, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit është përkeqësuar, duke bërë të nevojshëm transferimin e tij në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të fundit