Flash News

E-TJERA

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini  

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet
Foto ilustruese

Policia vë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi një vit më parë tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali.

Sipas policisë, ka rënë në pranga 25-vjeçari i B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin, i akuzuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale " Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit "Godull", ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa”, bën të ditur policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit