Flash News

E-TJERA

Tentoi të vetëvritet me kallashnikov, 53-vjeçari përfundon në spital

Tentoi të vetëvritet me kallashnikov, 53-vjeçari përfundon

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së martës në Tiranë ku një 53-vjeçar tentoi të vetëvritet me kallashnikov në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mihal Grameno”. 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën "Mihal Grameno", ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit