Flash News

E-TJERA

Tentoi të grabiste bankën dhe qëlloi me kallash, ja kush është autori

Tentoi të grabiste bankën dhe qëlloi me kallash, ja kush
Bardhyl Fusha, autori

Policia ka reaguar në lidhje me tentativën e grabitjes ditën e sotme në një bankë në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e një banke me qëllim vjedhjen e saj dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme.

Tentoi të grabiste bankën dhe qëlloi me kallash, ja kush
Arma e perdorur nga autori

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur gjatë ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

 

Të fundit