Flash News

E-TJERA

Tentoi të vidhte filialin e një banke, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Tentoi të vidhte filialin e një banke, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vidhte filialin e një banke në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re.

E. I., u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit