Flash News

E-TJERA

Tentoi të vidhte një banesë, por ngeci në dritare, ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier

Tentoi të vidhte një banesë, por ngeci në dritare, ky

Një tentativë vjedhjeje në Fier ka përfunduar në tragjedi, ku autori i dyshuar ka gjetur vdekjen në rrethana të pazakonta.

Viktima është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, Zarka ka tentuar të hyjë në një banesë duke thyer xhamin e dritares.

Ai dyshohet se ka përdorur një stol për t'u ngjitur, por gjatë manovrimit për të hyrë brenda, stoli ka rrëshqitur, duke bërë që ai të humbasë ekuilibrin.

Për pasojë, 47-vjeçari ka mbetur i bllokuar me gjysmën e trupit në dritare, ku ka qëndruar i varur për disa orë gjatë natës.

Mendohet se vdekja ka ardhur si rezultat i komplikacioneve të shkaktuara nga pozicioni, si asfiksia apo ndalimi i qarkullimit të gjakut.

Të fundit