Flash News

E-TJERA

Tentoi të vrasë 38-vjeçarin disa muaj më parë, arrestohet vlonjati me dy identitete

Tentoi të vrasë 38-vjeçarin disa muaj më parë,

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë shtetasi  R. SH alias J. O., banues në Vlorë.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas, më datë 13 Dhjetor 2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët është arrestuar shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit