Flash News

E-TJERA

Tentoi të vrasë komshiun me makinë pas një konflikti, arrestohet 32-vjeçari në Sukth

Tentoi të vrasë komshiun me makinë pas një konflikti,

Në fshatin Perlat të Sukthit, një konflikt verbal mes dy komshinjve ka degjeneruar në tentativë për vrasje. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Benard Shkajoti, 32 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të godasë me automjet komshiun e tij, L. D., 40 vjeç, pas një përplasjeje për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, 40 vjecari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për trajtim mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit rezultoi se ishte në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 0.92 mg/l. Automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të fundit