Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste 70-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Tentoi të vriste 70-vjeçarin, arrestohet i riu  në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 70-vjeçar. Bëhet me dije se arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njofimi i policisë: 

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar, dje në një lokal.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:

A. H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit".

Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit