Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet pas dy vitesh 50-vjeçari në Rrogozhinë

Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet pas dy vitesh

Një 50-vjeçar, banues në Rrogozhinë, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.

Në vitin 2022 ky shtetas tentoi të vriste bashkëshorten duke e goditur me automjet. Bashkëshortja e tij në atë kohë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.” – njofton policia.

 

Të fundit