Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste gjyshin, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Tentoi të vriste gjyshin, arrestohet në Kapshticë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është arrestuar nga Policia kufitare në Kapshticë.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej disa javësh, pasi kishte tentuar të vriste gjyshin e tij e tij me thikë.

Njoftimi  i policisë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025. Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Të fundit