Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste gruan, arrestohet shqiptari në Bosnje

Tentoi të vriste gruan, arrestohet shqiptari  në Bosnje

Gazmend Ajdini, një shqiptar i kërkuar në Gjermani është arrestuar në Bosnje sipas urdhrit ndërkombëtar të Interpolit.

Ai do të ekstradohet së shpejti në Gjermani aty ku ka tentuar të vrasë brutalisht ish-bashkëshorten duke e sulmuar me sëpatë.

Pas aktit të tmerrshëm, ai ka ikur me një makinë dhe është fshehur në territorin e Bosnje-Hercegovinës.

Kërkimi për të ka zgjatur nga e mërkura. Gruaja është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, raportojnë mediat gjermane.

Të fundit