Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste me armë një person në Kuçovë, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari

Tentoi të vriste me armë një person në Kuçovë,

Tentoi të vriste me armë zjarri, një person në Kuçovë, në vitin 2019, kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt vendit tonë 47-vjeçari i shpallur në kërkim.

“Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi E. P. alias R. P., 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi E. P. alias R. P. , në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin V. S. alias D. B.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës”, njofton policia e shtetit.

Të fundit