Flash News

E-TJERA

Tentoi të vriste shqiptarin me thikë, arrestohet 32-vjeçari maroken në Itali

Tentoi të vriste shqiptarin me thikë, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Parmës ka arrestuar një 32-vjeçar maroken, i kërkuar për tentativën e vrasjes së një shqiptari më 18 tetor në Reggio Emilia. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku pas një sherri për arsye banale, marokeni ka goditur 6 herë me thikë viktimën, duke e plagosur në fytyrë, qafë dhe fyt.

Megjithë plagët e marra, shqiptari ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmën e policisë. Ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve dhe dërgimi në spital i shpëtuan jetën të riut. Pas ngjarjes, lokali ku ndodhi incidenti u mbyll për shtatë ditë.

I arrestuari është ndaluar nga oficerët e policisë në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia, dhe është dërguar në burg në “Via Burla”. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Të fundit