Flash News

E-TJERA

Tentoi vetëv*asjen, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja në Vlorë

Tentoi vetëv*asjen, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën 17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës.

Arma ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë, e cila ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit