Flash News

E-TJERA

Tenton të korruptojë me 20 euro policin në doganën e Kapshticës, arrestohet 28-vjeçari

Tenton të korruptojë me 20 euro policin në doganën e

Policia e pikës kufitare të Lapshticës ka goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Një 28-vjeçar ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë me 20 euro, me qëllim shmangien e procedurave të të kontrollit të dokumentacionit, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

"Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër." thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat 28-vjeçarin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit