Flash News

E-TJERA

Tenton vetëvrasjen brenda biznesit të tij, policia jep detaje

Tenton vetëvrasjen brenda biznesit të tij, policia jep detaje

Një 53-vjeçar në Vlorë ka tentuar t’i japë fund jetës brenda biznesit të tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, rreth orës 12:45, ku në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi me inicialet R. T..

Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit