Flash News

E-TJERA

Tentuan arratisjen, kërkohet izolimi në regjimin 41 Biss i Dan Hutrës dhe 3 të burgosurve të tjerë

Tentuan arratisjen, kërkohet izolimi në regjimin 41 Biss i Dan

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë kërkesë për të izoluar në regjimin e posaçëm 41 Biss Dan Hutrën dhe tre të burgosurit e tjerë që e ndihmuan në tentativën për t’u arratisur nga burgu i Fierit.

Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi kishin organizuar kushtet e nevojshme për të t’u arratisur.

Hutra kishte improvizuar një tenxhere si mjet prerës për hekurat e dritareve, ndërsa me një çarçaf do të tentonte hedhjen për t’u larguar nga burgu.

Më 1 mars 2023, Dan Hutra kreu masakrën në Paskuqan ku ekzekutoi tre gra: Etleva Kurti, Elena Hysa dhe Hasime Dafku.  

Të fundit