Flash News

E-TJERA

Tentuan të arratiseshin nga 313-ta, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të qeshur dhe batuta para gjykatës

Tentuan të arratiseshin nga 313-ta, Arbër Çekaj dhe Fatmir

Në foton e mësipërme shihet Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele të qeshur teksa kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë pas tentativës së dështuar të arratisjes.

Ata bënë batuta me njëri-tjetrin dhe nuk dukeshin aspak të shqetësuar. Kujtojmë se ditën e djelë ata tentuan të arratiseshin nga burgu 313.

Ngjarja ndodhi gjatë ajrimit, por plani nuk funksionoi sepse u pikasën nga punonjësit e policisë.

Çekaj dhe Pjetri kishin bërë çarçafë si gërshet dhe kishin siguruar një çengel hekuri për të dalë nga 313-ta.

Ndërsa Çepele preu damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratisen, por nuk mundën.

Të fundit