Flash News

E-TJERA

Kontrabandë nafte, barnash dhe vaji/ Arresohet tre persona, mes tyre doganieri i Kapshticës

Kontrabandë nafte, barnash dhe vaji/ Arresohet tre persona, mes tyre

Tre persona kanë rënë në pranga, një prej të cilëve doganier në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia bën me dije se kishte informacione se në një autobus të linjës Greqi-Shqipëri, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë.

Mjeti është ndaluar në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku gjatë kontrollit u gjetën naftë, medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat nuk kishin kryer detyrimet doganore.

Nisur nga kjo në pranga ranë shoferi i autobusit, fatorinoja dhe doganieri, i cili shpërdoroi detyrën, duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.

Të arrestuarit janë:

- Xh. H., 57 vjeç, banues në Ersekë;

- F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë;

- K. P., 41 vjeç, banues në Korçë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Të fundit