Flash News

E-TJERA

Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës

Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në

Policia kufitare e doganës së Kapshticë ka arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të futin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë

Në pranga janë vënë shtetasit Denis Çela, 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe Ardian Kondili, 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet që drejtohej nga shtetasi Denis Çela, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi Denis Çela, tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtohej nga shtetasi Ardian Kondili, u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t’i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.” – raportojnë autoritetet.

Mallrat e konstatuara dhe automjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të fundit