Flash News

E-TJERA

Tentuan të kalojnë kufirin me test fals, procedohen në Rinas 10 persona nga Shkodra

Tentuan të kalojnë kufirin me test fals, procedohen në Rinas 10

Dhjetë persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19.

Sipas policisë së shtetit, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave", shtetasit:

G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër. 

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

 

 

Të fundit