Flash News

E-TJERA

Tentuan të kalonin drogë në kufi, arrestohen një belg dhe një polak

Tentuan të kalonin drogë në kufi, arrestohen një belg dhe

Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas belg në Qafë Thanë dhe një shtetas polak në Kakavijë, pasi kanë tentuar të kalonin kufirin me lëndë narkotike në sasi të vogla me vete.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Të fundit