Flash News

E-TJERA

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar kundrejt shpërblimit tre emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata u kapën në flagrancë në rrugën në Maliq. Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur L. Ll., 21 vjeç, nga Tirana.

Për këtë fundit, Gjykata e Korçës në datën 10 shkurt caktoi "Arrest me burg" për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit 'Perimetri', i cili vijon prej disa muajsh.

Të fundit