Flash News

E-TJERA

Tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar/ Arrestohen tre persona, në kërkim dy të tjerë

Tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Të arrestuarit janë: M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë. Ndërsa në kërkim janë shpallur: L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.  

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim janë sekuestruar 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Të fundit