Flash News

E-TJERA

Tentuan të ndërtonin "beach-bare" pa leje, arrestohen 6 persona në Vlorë dhe Velipojë

Tentuan të ndërtonin "beach-bare" pa leje, arrestohen 6

Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi tentuan të ndërtonin pa leje përgjatë vijës bregdetare. Policia bën me dije se tre prej të arrestuarëve janë në Velipojë dhe tre të tjerët në Vlorë.

Në vendin e quajtur “Vilun”, plazh në Velipojë, është konstatuar ndërtimi i një "beach-bar" me konstrukt druri, pa lejen e organeve kopetente. Në pranga ka rënë pronari dhe dy punëtorët.

Të arrestuarrit janë:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Ndërsa në Vlorë u arrestuan në flagrancë për “ndërtim të paligjshëm”:  G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç.

Keta persona po ndërtonin në Dhërmi konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi.

Të fundit