Flash News

E-TJERA

Tentuan të nxirrnin jashtë Shqipërisë 40 mijë euro të padeklaruara, procedohen në Rinas nënë e bijë

Tentuan të nxirrnin jashtë Shqipërisë 40 mijë euro

Policia ka vënë nën hetim një nënë dhe bijën e saj pasi  janë kapur në aeroportin e Rinasit duke tentuar të nxirrnin jashtë vendit 40 mijë euro duke i fshehur në trup.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se shtetaset me iniciale S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë janë konstatuar gjatë kontrollit fizik me nga 20 mijë euro të padeklaruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Evidentohen dhe goditen në dalje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.

Sekuestrohen 40 000 euro që tentuan t’i nxirrnin nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, 2 shtetase (nënë e bijë). Të dyja shtetaset u proceduan penalisht.

Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurt të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi;

Shuma 40 000 euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit