Flash News

E-TJERA

Tentuan të qëllonin drejt policisë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 1 rumun në Greqi

Tentuan të qëllonin drejt policisë, arrestohen 3 shqiptarë

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë dhe një rumun jashtë një lokali në rrugën Aleksandras. Pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri policia mbërriti në vendngjarje dhe lokalizuan në trotuar katër persona të dyshimtë.

Në momentin që uniformat blu janë afruar për kontroll, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe tentoi të qëllonte drejt policisë, por fatmirësisht arma e tij u bllokua.

Katër personat u arrestuan, ku njërit prej tyre iu gjet një thikë.

Të fundit