Flash News

E-TJERA

Tentuan të rrëmbenin një të mitur, arrestohen dy persona në Pogradec

Tentuan të rrëmbenin një të mitur, arrestohen dy persona

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohen se kanë tentuar të marrin me forcë në automjet një 17-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë fizike dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit, ku menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, si dhe për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë.

Autorët, të identifikuar si M. Xh. (33 vjeç) dhe A. H. (32 vjeç), u kapën në bashkëpunim me Policinë e Prrenjasit, pasi ishin larguar nga vendngjarja.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy shtetasit, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre 17-vjeçarin, me të cilin kishin konflikt, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e plagosur lehtë me thikë në dorë. I mituri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.  

Tentuan të merrnin me forcë, në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë, për motive të dobëta, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.    

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.             

Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit