Flash News

E-TJERA

Tentuan të shisnin mina me telekomandë kundrejt shumës 2500-3000 euro copa, arrestohet në flagrancë 3 persona

Tentuan të shisnin mina me telekomandë kundrejt shumës 2500-3000

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke tentuar të shisnin disa mina me telekomandë. Operacioni "Muzeu" u zhvillua në Durrës dhe të arrestuar janë: I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç.

Të tre personat e mësipërm kanë lindur në Dibër dhe banojnë në Sukth, Durrës. Policia bën me dije se të tre personat u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet ka rezultuar se ata do t'i shisnin  minat me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Të fundit