Flash News

E-TJERA

Tentuan të trafikonin drogë me vlerë 1 milionë euro, goditet banda e shqiptarëve në Berlin

Tentuan të trafikonin drogë me vlerë 1 milionë euro, goditet

Policia gjermane ka vënë në pranga pesë shqiptarë, anëtarë të një bande droge. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani, vlera e së cilës në treg është rreth një milion euro.

Sipas informacioneve të “Berliner Zeitung”, burrat shqiptarë të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç donin të ngarkonin tufa lulesh me bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t'i përgatisnin për rishitje.

Zyrtarët konfiskuan 32,990 euro para në VW, që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera. Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës.

 

Të fundit