Flash News

E-TJERA

Tentuan të trafikonin armë zjarri në Kosovë, 6 të arrestuar në Kukës

Tentuan të trafikonin armë zjarri në Kosovë, 6 të

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, drejt Kosovës.

Nga operacioni, i shtrirë në tre qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, 6 personat u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën  penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit