Flash News

E-TJERA

Tentuan të vrisnin 27-vjeçarin në Pogradec, gjykata cakton “arrest me burg” për 3 të arrestuarit

Tentuan të vrisnin 27-vjeçarin në Pogradec, gjykata cakton

Sot u zhvillua seanca për masën e sigurisë  në gjykatën e Korçës për Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashi për ngjarjen e Pogradecit. 

Dy të rinjtë ishin nisur me qëllimin e qartë për të vrarë 27-vjeçarin, ndërkohë që ky i fundit u kundërpërgjigj po me të shtëna arme.

Ngjarja ka ndodhur javën e shkuar dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë ka qenë Jolldashi që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjut. Vëllai i Jolldashit e ka mohuar një një gjë tillë.

Ai ka publikuar një video ku tregon se vëllait të tij i dolën në pritë 7 persona dhe Deis Meko ishte ai që e qëlloi 4 herë duke e lënë të plagosur.

Të fundit