Flash News

E-TJERA

Tentuan të vrisnin anëtarët e bandës rivale në 2021-shin, dy shqiptarët arrestohen në Spanjë

Tentuan të vrisnin anëtarët e bandës rivale në

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët janë arrestuar sot në Spanjë. 

Ata ishin në kërkim nga policia shqiptare për një tentativë për vrasje në vitin 2021.

Për t’i shpëtuar dënimit, ata ishin arratisur drejt Spanjës. Në shënjestër të shqiptarëve ishin anëtarët e një organizate rivale kriminale.

Organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale të trafikut të drogës në atë organizatë.

 

Të fundit