Flash News

E-TJERA

Tentuan të vrisnin nënë e bir, arrestohet 66-vjeçari në Fier, në kërkim i biri

Tentuan të vrisnin nënë e bir, arrestohet 66-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Fier, ku një grua dhe djali i saj mbetën të plagosur pasi u goditën me makinë nga dy shtetas.

A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, pas një konflikti që djali i tij kishte pasur me H. M., 26 vjeç., dëmtuan të riun dhe nënën e tij. Më pas të dy autorët, goditën me automjet 26-vjeçarin i cili udhëtonte me motor bashkë me nënën duke i lënë të plagosur.

Policia ka arrestuar 66-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari.

Nga këto veprime dyshohet se shtetasit A. C. dhe A. C., për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit dhe 26-vjeçarit, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit H. M. dhe S. M.. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Më pas, 23-vjeçari ka goditur me automjetin me të cilin lëvizte, motomjetin, dhe është larguar nga vendngjarja, së bashku me babanë e tij. Si pasojë e goditjes së motomjetit, janë dëmtuar shtetasit H. M. dhe S. M., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje. Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit”, njofton policia.

Të fundit