Flash News

E-TJERA

Tentuan të vrisnin një 58-vjeçar me sëpatë në Fier, arrestohet babai, në kërkim djali

Tentuan të vrisnin një 58-vjeçar me sëpatë në

Një konflikt i ashpër mes disa personave në fshatin Shtyllas të Fierit ka përfunduar me një të plagosur rëndë dhe një arrestim. Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës, ku për shkak të një sherri për motive të dobëta, një 58-vjeçar është qëlluar me mjet prerës, dyshohet me sëpatë, nga babë e bir.

Sipas Policisë së Fierit, shtetasit P. P., 63 vjeç, dhe djali i tij N. P., 40 vjeç, goditën me sëpatë shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Fierit, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 63-vjeçarit, ndërsa djali i tij ndodhet në kërkim nga policia. Në vendngjarje u sekuestrua edhe sëpata e përdorur në sulm, që shërben si provë materiale në hetim.

Ndaj autorit të arrestuar rëndon akuza për "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Policia ka vijuar punën për kapjen e bashkëpunëtorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit.

Të fundit