Flash News

E-TJERA

Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro biznesmenit, arrestohen babë e bir në Tiranë. Organizatori hiqej si zyrtar i lartë

 Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro biznesmenit, arrestohen babë

Tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit, arrestohen në babë e bir në Tiranë.

 Sipas policisë, është shpallur në kërkim edhe organizatori, i cili i ishte prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe i ka kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

“Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Gjatë operacionit ‘Telegram u arrestuan në flagrancë Bedri Vodha, 54 vjeç dhe Albert Vodha, 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Florjan Gjergji, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit