Flash News

E-TJERA

Tërheqja nga ligji për Amnistinë, Lubonja: PS nuk arriti të mbledhë 84 votat e nevojshme

Tërheqja nga ligji për Amnistinë, Lubonja: PS nuk arriti të

Analisti Fatos Lubonja foli lidhur me debatet rreth amnistisë penale, duke thënë se tërheqja nga ky ligj është disi e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ai tha se mazhoranca socialiste u tërhoq sepse nuk arriti të mbledhë 84 votat e nevojshme.

Kërcet pak se përndryshe mund të ishte edhe normale, dikush bën edhe korrupsion, mund të falet, por në këtë kontekst është pak e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë.

Ky është një sinjal që u jepet këtyre bedelëve të përdorur. Nuk më duket diçka që bën çudi pasi në fund të fundit, të mos dënosh ata që i ke pasur bashkë shokë në korrupsion dje, është pjesë e lojës këtu te ne.
Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë.

Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem. Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr.

Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”, u shpreh ai.

Të fundit