Flash News

E-TJERA

Tërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionet parlamentare

Tërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionet

Byroja e Kuvendit është tërhequr nga vendimi për moslejimin e gazetarëve në Komisionet Parlamentare. Ajo ka miratuar ndryshime ne Rregullore dhe reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, , ndërkohë që do u mundësohet edhe pasja me vete e një aparati celular.

Gjithashtu, Byroja e Kuvenditështë tërhequr dhe nga vendimi që punonjësit e Gardës së Republikës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.

Kërkesa për praninë e gazetarëve në korridoret e Kuvendit është pranuar pjesërisht, pasi nuk do të lejohet të marrin intervista për deputetë të caktuar por do të lejohet në një ambient të posaçëm për të mundësuar edhe intervistimin e ligjvënësve, po ashtu do të lejohet edhe në ambientet jashtë Kuvendit.

Gjithashtu 5 minuta para nisjes së mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare operatorët do të kenë të drejtën për marrjen e planeve me kamerat e tyre.

Shoqatat e gazetarëve i kundërshtuan vendimet e Byrosë së Kuvendit rreth një muaj më parë dhe sot arritën ta fitojnë këtë betejë.

Tërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionetTërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionetTërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionetTërhiqet Kuvendi: Do lejohet prania e gazetarëve në komisionet

Të fundit