Flash News

E-TJERA

Terrorizoi lagjen duke qëlluar me kallashnikov, lihet në arrest shtëpie 71-vjeçari në Korçë

Terrorizoi lagjen duke qëlluar me kallashnikov, lihet në arrest

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili terrorizoi lagjen nr. 16 të Korçës.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie.

Masa u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Disa ditë më parë, Naska qëlloi me kallashnikov nga dritarja e banesës. U desh ndërhyrja e R4ENEA-s për të neutralizuar të moshuarin i cili u arrestua pas dy orësh.

Të fundit