Flash News

E-TJERA

Testi i Poligrafit në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti Helsinkit: Shkel të drejtat e njeriut; kur do të shqyrtohet

Testi i Poligrafit në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti Helsinkit: Shkel
Foto ilustruese

Testi i Poligrafit i përdorur në përzgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare dhe Vettingun në Polici ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur padi dhe pretendon se ky test shkel të drejtat e njeriut dhe privatësinë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon gjithashtu edhe shfuqizimin e nenit 131 në ligjin për Policinë e Shtetit, që njeh të drejtën për të mbledhë informacione duke gjurmuar dhe përgjuar në mënyre ambientale.

Sipas KSHH, neni 131 nuk parashikon një mekanizëm procedural të qartë që të shërbejë si një garanci për të siguruar llogaridhënien e policisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata Kushtetuese njofton se do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00. Kërkesa është depozituar disa javë më parë.

Testi i Poligrafit në Gjykatën Kushtetuese, Komiteti Helsinkit: Shkel

Të fundit