Flash News

E-TJERA

Testi i drogës/ Dyshohet se rreth 20 punonjës policie kanë rezultuar përdorues, mes tyre dy efektive

Testi i drogës/ Dyshohet se rreth 20 punonjës policie kanë

Rreth dy javë më parë nisi testi i drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Testi që vërteton nëse punonjësit e policisë janë përdorues apo kanë konsumuar më herët lëndë narkotike erdhi me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.

Rezultatet pritet të bëhen zyrtare ditët në vijim, por nga lajmet që po qarkullojnë në media janë rreth 20 punonjës,  të cilët dyshohen se kanë rezultuar përdorues të drogës. Dyshohet se mes tyre janë dy punonjëse të drejtorisë vendore në Elbasan.

Efektivet janë të moshës 20-25 vjeç. Shumë prej të dyshuarëve e kanë kontestuar përgjigjen e testit, me arsyetimin se mund të ketë gabim në kryerjen e ekzaminimeve. Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet t’i nënshtrohen analizës së drogës.

Të fundit