Flash News

E-TJERA

Testi i drogës në Policinë e Shtetit/ 1 mijë teste të kryera, 60 efektivë të dyshuar si konsumator droge

Testi i drogës në Policinë e Shtetit/ 1 mijë teste të

Vijon testi i drogës për efektivët e Policisë së Shtetit. Deri tani janë kryer të paktën 1 mijë testet e para, teksa mësohet se faza e parë e testimit do të përmbyllet brenda muajit dhjetor.

Përzgjedhja e efektivëve që iu nënshtruan testit është bërë në mënyrë rastësore, nga eprorët dhe SHÇBA. Nga testimet ka rezultuar se deri tani 60 efektivë policie kanë dalë me rezultate mbi normën e lejuar.

Për të nxjerrë rezultatet përfundimtare, pritet nëse rezultati vjen për shkak të përdorimit të drogës apo si efekt anësor i përdorimit të medikamenteve.

Pas kryerjes së dy testeve, analizat do të verifikohen nga një ekip mjekësor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. dhe nëse efektivi rezulton se është konsumator droge, do të nisin procedurat disiplinore që përfshin edhe përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit.

Çdo efektiv ka të drejtë të ankimojë, në rast se nuk pranon rezultatin. Vetëm dje u identifikuan dy punonjëse të drejtorisë vendore të Elbasanit, të cilat dyshohet se janë përdoruese të drogës.

Të fundit