Flash News

E-TJERA

Testi i drogës, ish-drejtuesi i Policisë: Nuk pati garë në përzgjedhjen e laboratorit

Testi i drogës, ish-drejtuesi i Policisë: Nuk pati garë në

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, e sheh me shumë dyshime procesin e testimit të efektivëve nëse janë ose jo konsumatorë droge.

I ftuar në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Hajdarmataj nënvizoi se nuk mund të mbyllet e gjithë procedura e testimit me vetëm një laborator në dispozicionin.

Sipas ish-drejtorit të policisë nuk pati garë për të përzgjedhur laboratorin që do të merrej me analizën e testeve të drogës.

“Ligji i Policisë së shtetit e ka të qartësuar se kur një punonjës policie largohet nga strukturat e policisë. Me vendim gjykate 90% e tyre do të kthehen në punë”, tha ai.

Testi i drogës është kryer nga afro 1 mijë efektivë nga të cilët në rang vendi 3.0 kanë rezultuar pozitiv ose konsumatorë drogë.

Megjithatë pritet edhe verdikti final i analizave për të parë nëse janë vërtet konsumator droge, apo dalin pozitiv edhe për shkak të medikamenteve që mund të kenë përdorur ose po përdorin.

Të fundit