Flash News

E-TJERA

Testimet/ Mjekja: Me 2 mijë në ditë s’ka realitet, ish-ministri: Lojë kungulleshkash, nuk ka udhëzues nga OBSH

Testimet/ Mjekja: Me 2 mijë në ditë s’ka realitet,

Mjekja Liljana Ramasaço, njëkohësisht eksperte e shëndetësisë pranë PD-së deklaroi se qeveria ka gabuar me strategjinë e ndjekur për testimet, pasi me 2 mijë të tilla në ditë s’mund të tregohet realiteti. Sipas saj, testimet nuk janë kryer që në fillim si duhet, ku duhet dhe kur duhet.

"Atëhere po flasim për një testim i cili që në fillimet e tij ka qenë jo testim ashtu si duhet, dhe aty ku duhet. Jo me numrat e duhur. Nëse flasim se këto numra janë dhejtëfish më të larta, s’mund të themi që me 2 mijë teste në ditë, ndërkohë gjysmat prej tyre bëhen në privat, bëhen me kosto të qytetarëve. S’mund të flasim për realitet", tha mjekja në "Real Story".

Nga ana tjetër ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja ka theksuar se OBSH nuk ka asnjë udhëzim zyrtar për testimet, por vetëm rekomandim. Për Kojën Ministria e Shëndetësisë i ka qëndruar rekomandimit të OBSH për të paktën një testim për banor në javë, ndërkohë që në Shqipëri mesatarja varion nga 5.8 në 6.92 më e larta.

Sipas tij debati politik për testimet është siç e ka theksuar edhe më parë "lojë kungulleshkash", pasi për Kojën opozita e sheh pandeminë si sport për të fituar vota dhe lutet çdo ditë që spitalet të shkojnë në kolaps.

 

Të fundit