Flash News

E-TJERA

Tetë lojtarë bëjnë gati “valixhet”. Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Brojës tek Chelsea?

Tetë lojtarë bëjnë gati “valixhet”.

Sezoni aktual i Chelsea-t po mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme, ku janë jashtë çdo objektivi ndërsa në sezonin e ri me shumë gjasa do të jenë edhe jashtë Evropës. Si rrjedhojë pritet që të ketë një revolucion në ekip.

Me dilemën se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit kanë përpiluar listën në dalje ku janë jo pak por tetë lojtarë: Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Mason Mount, Ruben Loftus-Cheek, Conor Gallagher, Pierre-Emerick Aubameyang, Kalidou Koulibaly dhe Lukaku.

Një ndër dyshimet më të mëdha është për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, për faktin që nëse do të qëndrojë tek “blutë e Londrës” apo jo sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nuk kanë nxjerr në shitje pasi besojnë shumë tek talenti kuqezi pavarësisht se Broja mbylli një sezon ku nuk arriti të lë gjurmë, i kushtëzuar shumë nga dëmtimi i rëndë që pësoi një gju.

Të fundit