Flash News

E-TJERA

Tetë persona humbin jetën, bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri

Tetë persona humbin jetën, bilanci ditor me Covid-19 në

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 405 raste pozitive.

Viktimat janë të moshave 51-91 vjeç. Tirana kryeson për numrin e lartë të të infektuarëve me 152 raste. Ajo ndiqet nga bashkitë Durrës, Fier dhe Korçë.

Sipas MSH, janë shëruar 548 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 188,593 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë janë afro 7.5 mijë raste aktive në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 149 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.  

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 405

Të shëruar në 24 orë  548

Të shtruar në spitale 149

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2,657

Testime totale 1,388,238

Raste pozitive 199,137

Raste të shëruara  188,593

Raste Aktive 7,459

Humbje jete 3,085

Të fundit