Flash News

E-TJERA

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19, mes tyre një 33-vjeçare nga Tirana

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19, mes tyre një

Rritet sërish numri i humbjeve të jetëve nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor bën me dije se mes viktimave është edhe një 33 vjeçare nga Tirana.

Nga 5005 testime, kanë rezultuar 768 raste të reja, ndërsa në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

“Janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit