Flash News

E-TJERA

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19 në vend, rreth 600 të infektuar

Tetë persona humbin jetën nga Covid-19 në vend, rreth 600 të

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3180 testime, kanë rezultuar 594 qytetarë të infektuar,  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.

Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë”, bën me dije MSH.

Të fundit